Italia lejon hyrjen e 180 imigrantëve të bllokuar në anijen shpëtuese - Gazeta Express
string(69) "italia-lejon-hyrjen-e-180-imigranteve-te-bllokuar-ne-anijen-shpetuese"

Gazeta Express

06/07/2020 10:12

Italia lejon hyrjen e 180 imigrantëve të bllokuar në anijen shpëtuese

Gazeta Express

06/07/2020 10:12

Autoritetet italiane u kanë dhënë leje për hyrjen në territorin tokësor 180 imigrantëve të shpëtuar në Detin Mesdhe nga një anije e një organizate bamirëse. Ky vendim erdhi pas mosmarrëveshjes që zgjati mbi një javë.

Anija “Ocean Viking”, e menaxhuar nga grupi për shpëtim “SOS Mediterranee”, të premten e shpalli gjendjen emergjente për shkak të frikës për sigurinë e imigrantëve dhe ekuipazhit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Imigrantët pritet të vendosen në një anije në Sicili të hënën, ku do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Mjekët tashmë i kanë testuar për koronavirus personat që gjendeshin në këtë anije. Rezultatet e testimit pritet të dalin të hënën.

Imigrantët e gjendur në këtë anije vijnë nga shtete të ndryshme, përfshirë Pakistanin, Eritrenë dhe Nigerinë. Ata e kishin nisur lundrimin nga bregdeti i Libisë dhe ishin shpëtuar në grupe mes datave 25 dhe 30 qershor.

Në mesin e tyre ndodhen 25 të mitur, shumica prej të cilëve nuk janë të shoqëruar nga të rriturit, dhe një grua shtatzënë.

Më shumë se 110,000 imigrantë u munduan ta kalojnë Detin Mesdhe vitin e kaluar. Mbi 1,200 vdiqën gjatë këtyre përpjekjeve, në bazë të të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit.