Italia fton Bonuccin dhe Pellegrinin pavarësisht lëndimeve - Gazeta Express
string(58) "italia-fton-bonuccin-dhe-pellegrinin-pavaresisht-lendimeve"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2022 23:39

Italia fton Bonuccin dhe Pellegrinin pavarësisht lëndimeve

Futboll

Gazeta Express

25/01/2022 23:39

Kanë ndodhur disa ndryshime në skuadrën e Italisë të Roberto Mancinit, derisa Leonardo Bonucci dhe Lorenzo Pellegrini janë ftuar pavarësisht lëndimeve, me Celeb Okoli dhe Gian Marco Ferrari që kanë zëvendësuar Giorgio Scalvinin

Trajneri italian ka ftuar 35 lojtarë në këtë “fazë” për t’u stërvitur në Coverciano, një mundësi për të parë edhe lojtarët e rinj para ndeshjeve të Play-offit në mars.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i Atalantas, Scalvini është detyruar që të largohet shkaku i një lëndimi, kështu që Mancini ka ftuar dy lojtarë për ta mbyllur hapësirën e tij.

Ata janë mbrojtësi i Cremoneses, Caleb Okoli dhe i Sassuolos, Gian Marco Ferrari.

Në të njëjtën kohë, pavarësisht se të lënduar, Mancini ka sjellë aty edhe mbrojtësin e Juventusit, Bonucci dhe mesfushorin e Romës, Pellegrini.

Ata do të jenë prezent për ligjëratat taktike në mënyrë që të përgatiten për ndeshjet e mëdha, por nuk do të mund të stërviten.

Në total grupi ka 38 lojtarë që janë të mbledhur në Coverciano./GazetaExpress/

Lojtarë të ftuar:

Portierë: Marco Carnesecchi (Cremonese), Alessio Cragno (Cagliari), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Genoa);

Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Davide Calabria (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Mattia De Sciglio (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Gian Marco Ferrari (Sassuolo), Alessandro Florenzi (Milan), Luiz Felipe (Lazio), Gianluca Mancini (Roma), Caleb Okoli (Cremonese), Luca Pellegrini (Juventus), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Cremonese), Davide Frattesi (Sassuolo), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Samuele Ricci (Empoli), Stefano Sensi (Inter), Sandro Tonali (Milan);

Sulmues: Mario Balotelli (Adana Demirspor), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Joao Pedro (Cagliari), Giacomo Raspadori (Sassuolo), Gianluca Scamacca (Sassuolo), Mattia Zaccagni (Lazio), Nicolò Zaniolo (Roma)