Italia e Mancinit e frikshme: 1.000 minuta pa pranuar gol, 30 ndeshje radhazi pa humbje - Gazeta Express
string(85) "italia-e-mancinit-e-frikshme-1-000-minuta-pa-pranuar-gol-30-ndeshje-radhazi-pa-humbje"

Gazeta Express

20/06/2021 22:10

Italia e Mancinit e frikshme: 1.000 minuta pa pranuar gol, 30 ndeshje radhazi pa humbje

Gazeta Express

20/06/2021 22:10

Italia e trajnerit Roberto Mancini e vazhdoi formën e lartë dhe të frikshme në Euro 2020, duke mos pranuar gol as pas mbi 1.000 minutave lojë.

Në minutën e 36-të në fitoren 1:0 Uellsin në ndeshjen e fundit në Grupin A, Italia e kaloi shifrën prej 1.000 minutave pa pranuar gol, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Derisa nuk e ka pranuar asnjë gol gjatë kësaj periudhe të gjatë, Italia ua ka shënuar 32 gola ekipeve kundërshtare.

Italia e mbylli Grupin A me nëntë pikë, pas tri fitoreve në po aq ndeshje, duke mos pësuar fare gol.

Skuadra e Mancinit kaloi në mesin e 16 më të mirëve në Euro si ekipi më në formë.

Italia është e pamposhtur në 30 ndeshjet e fundit, ndërsa i ka fituar 11 ndeshjet e fundit pa pësuar gol.

Kjo është ecuria më e gjatë pa humbje në historinë e ekipit kombëtar italian. /Gazeta Express/