Italia dënon me burgim të përjetshëm dy studentë amerikanë për vrasjen e një polici - Gazeta Express
string(83) "italia-denon-me-burgim-te-perjetshem-dy-studente-amerikane-per-vrasjen-e-nje-polici"

Italia dënon me burgim të përjetshëm dy studentë amerikanë për vrasjen e një polici

Lajme

Gazeta Express

06/05/2021 8:27

Dy studentë amerikanë janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Romë për vrasjen e policit italian, Mario Cerciello Rega.

Pas një seance që zgjati gati 13 orë, trupi gjykues i dënoi amerikanët Finnegan Lee Elder, 21 vjeç, dhe Gabriel Natale-Hjorth, 20 vjeç, për vrasjen e policit Cerciello Rega, i cili sapo ishte kthyer në punë pas muajit të mjaltit, kur ishte therur për vdekje në një rrugë në qendër të Romës në korrik të vitit 2019.

Lexo Edhe:

Një funeral shtetëror ishte organizuar për policin e vrarë, për të cilin prokurorja Maria Sabina Calabretta tha se ishte vrarë në një sulm vdekjeprurës dhe disproporcional, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Polici Rega ishte therur 11 herë me thikë, ndërsa kolegu i tij, Andrea Varriale, ishte lënduar, pasi policët, pa armët zyrtare dhe pa uniformë, ishin përleshur me dy studentët amerikanë në distriktin Prati të Romës, përderisa po e hetonin vjedhjen e një çante.

Studentët u arsyetuan se kishin menduar se policët ishin kriminelë dhe se kishin vepruar në vetëmbrojtje. Disa çaste para rastit, studentët kishin kontaktuar me një person për të blerë kokainë prej tij.