Itali-Angli sonte, këto janë përballjet në Ligën e Kombeve
Futboll
Gazeta Express
23/09/2022 9:32
Nations League po zhvillon ndeshjet e parafundit të saj, teksa dita e sotme ka rezervuar sfida vërtet interesante dhe plot spektakël.
Emocionet në mbrëmje nuk do të mungojnë,
pasi gjithë vëmendja do të jetë të përballja mes Italisë dhe Anglisë. Të dy
ekipet kanë detyrim fitoren, teksa renditen në dy vendet e fundit të grupit 3
në Ligën A.
Gjithashtu interesante do të jetë edhe sfida
mes Hungarisë dhe Gjermanisë, ku luftohet për vendin e parë në grupin 3 të
Ligës A.
Edhe në Ligën B dhe C do të luhet nga dy
ndeshje për secilën, teksa priten me interes.