Simpatizantët dhe votuesit e PDK-së i kanë dhënë përkrahje të fuqishme ortopedit të njohur Skender Ukaj për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Në tubimin përmbyllës të PDK-së në këtë komunë, kanë marrë pjesë kandidati për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Dr. Ukaj ka bërë thirrje që qytetarët e Istogut masovisht ta votojnë PDK-në me 14 shkurt, duke i falënderuar për përkrahjen.
Ai ka folur edhe për projektin e rimëkëmbjes së PDK-së, veçmas për shëndetësinë.