Ismet Munishi është njëri nga trajnerët e vetëm që besoi në potencialin e Arbër Hoxhës e Mirlind Dakut.
Ai ka qenë ‘avokati’ i tyre më i mirë, duke bërë thirrje tërë kohën që ata të futen në lojë nga Sylvinho në Europian.
Ai gjatë emisionit të sontëm në “Favorit” zbuloi edhe këshillën që ia kishte dhënë dyshes në fjala para paraqitjes në “EURO 2024”.
“Ju kam thanë, fanellën e kombëtares respektojeni, por jo edhe kundërshtarin, pavarësisht kush është aui. Shijojeni lojën, qoftë edhe për vetëm pesë minuta”, tha ai.
Daku e Hoxha sot luajtën në ndeshjen ndaj Kroacisë, duke ndryshuar rrjedhën e lojës për vetëm 10 minuta sa ishin pjesë e fushës së blertë./GazetaExpress/