Ismet Munishi: Ju kërkoj falje juve që jeni të sëmurë pas Messit - Gazeta Express
string(63) "ismet-munishi-ju-kerkoj-falje-juve-qe-jeni-te-semure-pas-messit"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 23:11

Ismet Munishi: Ju kërkoj falje juve që jeni të sëmurë pas Messit

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 23:11

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka reaguar pas fitimit të Topit të Artë nga Lionel Messi.

Argjentinasi sonte në ceremoninë që u mbajt në Paris e fitoi për herë të shtatë Topin e Artë, duke e mundur në garë sulmuesin polak, Robert Lewandowskin.

Lexo Edhe:

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se Lewandowski e ka merituar Topin e Artë për këtë vit.

Madje, Munishi publikoi edhe disa statistika të polakut gjatë sezonit 2020/21.

“Nëse don me mbet ma i madh se ma i miri ne futboll, zgjatja Lewandowskit Topin dhe mbylle temen. Topi i arte është bërë si miss gjyshja ,, marre,”, shkroi Munishi

Në këtë postim kanë reaguar tifozët e Messit, të cilëve iu është përgjigjur me një postim tjetër.

“Juve që jeni të sëmurë pas Messit ju kerkoj falje sinqerisht per statusin që e kom bo ma heret”, shkroi Munishi në Facebook.