Ismet Beqiri: Vjosa Osmani është dhurata më e mirë për elektoratin


Gazeta Express
26 Gusht 2019 17:30

Anëtari i kryesisë, Ismet Beqiri, në një lidhje direkte për emisionin Frontal të T7, ka thënë se duke e kandiduar Vjosa Osmanin për kryeministre, LDK’ja i ka dhënë elektoratit mundësi që të votojnë ‘një zonjë të fuqishme’.

Beqiri thotë se Vjosa Osmani është dhuarata më e mirë e elektoratit në Kosovë dhe beson se do të marrë shumicën e votave.

“Sot me një vendim unanim u përkrah që nga LDK të nominimet Vjosa Osmani jo vetëm të nominohet po edhe të besohet se ajo ka me qenë kryeministre. Mund të them që kjo është dhurata më e mirë që LDK po i bën elektoratit, mundësinë me votu një zonjë të fuqishme që besojmë se ka shumicën e elektoratit në Kosovë”, tha Beqiri, transmeton Gazeta Express.

Anëtari i kryesisë së LDK’së thotë se nuk është e vërtetë që ka pasur përplasje në LDK për kandidatin për kryeministër. /Express/

Te fundit


Kthehu lart