Ismaili: Vaksinohuni që të mos mbyllemi prapë, paraqitja e variantit Delta është shqetësues - Gazeta Express
string(89) "ismaili-vaksinohuni-qe-te-mos-mbyllemi-prape-paraqitja-e-variantit-delta-eshte-shqetesues"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 16:30

Ismaili: Vaksinohuni që të mos mbyllemi prapë, paraqitja e variantit Delta është shqetësues

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 16:30

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherësh, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka reaguar pasi në Kosovë, 80 për qind e rasteve COVID janë të variantit Delta.

Ismaili thotë se ky problem është shqetësues dhe nuk duhet të anashakalohet e as të kalohet në heshtje, ndërsa ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen.

Lexo Edhe:

“Si ish-Ministër i Shëndetësisë, jam i vetëdijshëm për sfidat që do të na presin në sistemin shëndetësor në rast të rritjes së numrit të të infektuarve, gjë që është e pashmangshme nëse nuk kemi vaksinimi masiv.  Ofroj gjithë mbështetjen time në këtë proces, dhe ftoj të gjithë ata që mund të kontribuojnë, që së bashku të angazhohemi për ta parandaluar sëmundjen që ka marrë shumë njerëz të dashur prej nesh”, tha Ismajli.

Ai shtoi se nuk duhet që të lejojmë të mbyllemi prapë, andaj vaksinimi është përgjigja e vt4me.

“Sot, një muaj para fillimit të vitit shkollor, nuk duhet të lejojmë që dikush të na ndalë e të na ndryshojë mendjen për vaksinim. Nuk duhet të lejojmë të mbyllemi prapë. Vaksinimi masiv është përgjigja e vetme. Shkenca dhe institucionet janë ato që duhet dëgjuar.Prandaj, ju bëj thirrje që të vaksinohemi të gjithë. Të mos rrezikojmë jetët tona. Të mos lejojmë të na kolapsojë prapë sistemi shëndetësor. Pandemia është shqetësim i përbashkët dhe vetëm së bashku mund ta tejkalojmë”, tha Ismaili.

Ndryshe, sot, Ministria e Shëndetësisë, përmes një konference për media, konfirmoi se 80 për qind e rasteve të fundit në Kosovë i takojnë variantit Delta.