Ismaili për ngritjen e çmimeve: Në qeverisjen e Kurtit, qytetarët po marrin paga për të mbijetuar, jo për të jetuar - Gazeta Express
string(112) "ismaili-per-ngritjen-e-cmimeve-ne-qeverisjen-e-kurtit-qytetaret-po-marrin-paga-per-te-mbijetuar-jo-per-te-jetuar"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2026 21:21

Ismaili për ngritjen e çmimeve: Në qeverisjen e Kurtit, qytetarët po marrin paga për të mbijetuar, jo për të jetuar

Lajme

Gazeta Express

02/06/2026 21:21

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se jeta në Kosovë është bërë e papërballueshme për shumë familje, për shkak të çmimeve të larta, pagave të ulëta dhe mungesës së reagimit nga qeveria.

Ai tha se sot ka familje ku punojnë edhe burri edhe gruaja, por prapë nuk arrijnë ta mbyllin muajin pa hyrë në borxhe.

“Njerëzit po marrin rroga për të mbijetuar në Kosovë, jo për të jetuar. Jetesa është bërë e papërballueshme. Ka familje ku punojnë edhe burri edhe gruaja, e prapë nuk mund ta kalojnë muajin pa borxhe”, u shpreh Ismaili.

Sipas tij, qeveria ka qenë pasive përballë nevojave të qytetarëve, ndërsa Kosova është ndër vendet me inflacionin më të lartë në rajon.

Ismaili tha se vendit i duhet një qeveri që merret me jetën e qytetarëve dhe një kryeministër që ka përvojë, plan dhe kompetencë për ta kthyer stabilitetin ekonomik.

Ai shtoi se Bedri Hamza përfaqëson pikërisht këtë alternativë, me fokus në uljen e çmimeve, rritjen e pagave dhe kthimin e mirëqenies për familjet në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement