Ismail Kadaresë i jepet çmimi shkencor “Aleksandër Stipçeviq” - Gazeta Express
string(59) "ismail-kadarese-i-jepet-cmimi-shkencor-aleksander-stipceviq"

Ismail Kadaresë i jepet çmimi shkencor “Aleksandër Stipçeviq”

Gazeta Express

18/10/2020 14:52

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është nderuar me çmimin Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq 2020”.

Me këtë çmim janë nderuar edhe: Akademik Idriz Ajeti (2017), Akademik Myzafer Korkuti (2018) dhe Akademik Rexhep Qosja (2019).

Lexo Edhe:

Çmimi prestigjioz Shkencor Ndërkombëtar, që mban emrin e Akademik Aleksandër Stipçeviqit, ilirologut më të shquar shqiptar me famë botërore, i është dorëzuar Ismail Kadaresë më 10 tetor 2020.

Në pritjen e organizuar në Durrës nga shkrimtari Ismail Kadare dhe zonja Helena Kadare, në emër të Kolegjit ‘Iliria’ çmimin e dorëzoi profesori Isak Shema, kryetar i Këshillit Drejtues të Kolegjit.

Shkrimtari Ismail Kadare e ka pranuar Çmimin me kënaqësi dhe është falënderuar për konsideratën dhe vlerësimin e Kolegjit ‘Iliria’. / KultPlus