Ishulli i kobshëm: Kush shkelë aty mund të vdesë në vuajtjet më të mëdha


Gazeta Express
10 Qershor 2019 8:32

Në kufirin e Kazakistanit e Uzbekistanit, i rrethuar me kilometra shketëtire toksike, gjendet një ishull. Apo së paku, diçka që ka qenë ishull

Vozrozhdeniya dikur ka qenë me fshatra pitoreske të rrethuar me laguna tirkinzi, kur deto Aral ka qenë i katërti për nga madhësia në botë dhe i pasur me peshq. Por, pas shumë vitesh eksploatimi, uji është tërhequr dhe deti është shndërruar në pluhur; lumenjtë të cilët e kanë ushqyer dhe janë riorinetuar për ujitjen e fushave të pamukut.

Sot është shtresa e zallit të njelmët, plot pesticide kancerogjene, tërë ajo që ka mbetur nga oaza e lashtë. Ky është vend ku zhiva në termometër rregullisht tregon 60 °C, e ku të vetmet shenja jete janë skeletet e trungjeve të rrëzuar dhe gurët nën hijet e lindrave të mëdha.

Sot Vozrozhdeniya është dhjetë herë më e madhe se dikur, ndërsa duke iu falënderuar edhe një projekti sovjetik, është një ndër vendet më vdekjeprurëse në planet. Ishulli ka qenë i shndërruar në bazë ushtarake të tipit më të rrezikshëm: ka qenë objekt për hulumtimin e armëve biologjike. Projekti ka qenë në fshehtësi, ndërsa as që është shënuar në hartat sovjetike, ndërsa njerëzit e njohur me të e quajnë Aralsk-7.

Te fundit


Kthehu lart