“Ishte njëfarë lloj dyshimi” Zemaj tregon se si Pfizer nuk iu përmbajt marrëveshjes - Gazeta Express
string(81) "ishte-njefare-lloj-dyshimi-zemaj-tregon-se-si-pfizer-nuk-iu-permbajt-marreveshjes"

“Ishte njëfarë lloj dyshimi” Zemaj tregon se si Pfizer nuk iu përmbajt marrëveshjes

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 21:33

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur rreth procesit të sigurimit të vaksinave dhe kontakteve për të arritur një marrëveshje për sjelljen e vaksinave në Kosovë.

Zemaj në Pressing të T7 ka thënë se edhe pse fillimisht kishin marrë një konfirmim, në fund të janarit u erdhi shkresa nga COVAX ku ju tha se Kosova nuk do te jetë në mesin e shteteve për shpërndarjen e parë, me arsyetimin se vendi është në situatë të favroshme epidemiologjike.

Lexo Edhe:

“Na e kanë kërkuar komplet planin e imunizmit, mirëmbajtjen, shpërndarjen, vendet ku do të filloni sepse ata kanë kushte dhe kritere mos ju ndodh diçka me vaksninën e tyre dhe u humb reputacionit me shtetet e tjera Kur ka ardhë koha duke u afru, në janar na vjen shkresa nga COVAX që Kosova në shpërndarjen e parë nuk do të jetë për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike. Kjo ishte një farë lloj dëshpërimi dhe dyshimi pse po shtyhemi nga programi, çfarë po ndodh tash me neve”,tha Zemaj.

Tutje ai shpjegon se më vonë kishin marrë një përgjigje duke i ftuar të kenë durim dhe duke i siguruar se ende qëndrojnë prapa premtimi dhe negocimit të procesit.

“Kur filluan vendet e tjera që të deklarohen se po marrin vaksina Pfizer u detyruam të përdorim raporte të tjera diplomatike. Kemi marrë përgjigje, ju lutem të keni durim se ne qëndrojmë prapa premtimit dhe negocimit të këtij procesi por na duhet durim për të dërguar marrëveshjen finale për nënshkrim. Edhe ne ishim në pritje të shkurtit sië ishte premtimi dhe konfirmimi zyrtar i tyre, sasia, dozat dhe gjithçka”, tha Zemaj./Express/