Ishte në arrest shtëpie, Fjolla Morina arratiset para syve të policisë - Gazeta Express
string(69) "ishte-ne-arrest-shtepie-fjolla-morina-arratiset-para-syve-te-policise"

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2021 21:33

Ishte në arrest shtëpie, Fjolla Morina arratiset para syve të policisë

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2021 21:33

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arratisur. Nga burgu, gjykata e Kukësit vendosi pak muaj më parë që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie. Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Ajo e kishte marrë shtëpinë me qira përballë rajonit të policisë, por hyrja ishte nga pas.

Policia ka shkuar sot për kontroll, por nuk e ka gjetur në banesë duke nisur kërkimet.

Lexo Edhe:

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.