Ishte mirë dhe po priste testin e dytë të Covid-19, vdes papritur në shtëpi 28-vjeçari shqiptar në Itali - Gazeta Express
string(103) "ishte-mire-dhe-po-priste-testin-e-dyte-te-covid-19-vdes-papritur-ne-shtepi-28-vjecari-shqiptar-ne-itali"

Gazeta Express

01/04/2020 11:10

Ishte mirë dhe po priste testin e dytë të Covid-19, vdes papritur në shtëpi 28-vjeçari shqiptar në Itali

Gazeta Express

01/04/2020 11:10

Një 28 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Trento të Italisë. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar i identifikuar si Lucjan Elezi është gjetur i vdekur në shtëpi, pasi ishte infektuar nga koronavirusi.

28-vjeçari ishte në pritje për të bërë tamponin e dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht, shkruan abcnews.al.

Lexo Edhe:

Dhjetë ditë më parë ai kishte shkuar në spital pasi rezultoi i infektuar me Covid-19. Pas përmirësimit ai shkoi në shtëpi ku do të qëndronte i izoluar. Në testin e parë i riu doli negativ, ndërsa ishte në pritje të testit të dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht.

Për momentin shkaku zyrtar i vdekjesdyshohet të jetë bërë një emboli pulmonare. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota.

Mediat fqinje shkruajnë se për vite me radhë ai banonte në Val di Fassa dhe kishte punuar së pari në sektorin e ndërtimtarisë.

Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte./abcnews.al