string(96) "ishte-duke-punuar-ne-lavazhin-e-te-vellait-kush-eshte-i-riu-qe-humbi-jeten-tragjikisht-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

07/06/2021 8:46

Ishte duke punuar në lavazhin e të vëllait, kush është i riu që humbi jetën tragjikisht në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

07/06/2021 8:46

Aurel Muka është 20-vjeçari që humbi jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë.

20-vjeçari ishte duke punuar  në lavazhin e vëllait të tij, kur ra në kontakt me rrymën dhe është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Miqtë dhe të afërmit i kanë shprehu ngushëllime familjes si dhe i kanë dhënë lamtumirën 20-vjeçarit.

“Nuk gjenden fjalët po paska qenë e shkruar me shku para kohe . Zoti të pranoftë në mëshiren e tij.  Do na mungosh Vlla AUREL MUKA . Zoti ju dhënte saber të afërme dhe prindërve,” shkruan një mik në rrjetet sociale.

Në lidhje me lajmin e hidhur ka reaguar edhe minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Vllai jon musliman ike ne moshen me te bukur all,llahu te beft banor te xhenetit ??” shkruan Debreshi në rrjetet sociale.

Screenshot 1 9