Ishte duke kullotur bagëtitë, këputet kablloja elektrike dhe ia mbyt të gjitha - Gazeta Express
string(77) "ishte-duke-kullotur-bagetite-keputet-kablloja-elektrike-dhe-ia-mbyt-te-gjitha"

Gazeta Express

24/09/2020 10:48

Ishte duke kullotur bagëtitë, këputet kablloja elektrike dhe ia mbyt të gjitha

Gazeta Express

24/09/2020 10:48

Një personi nga Kamenica i ka ndodhur një incident derisa ka qenë duke kullotur bagëtitë. Një kabllo e rrymës është këputur dhe si pasojë e kësaj të gjitha bagëtitë kanë ngordhur

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Kamenicë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke kullotur bagëtitë, nga shtylla elektrike është këputur një kabllo e rrymës elektrike dhe si pasojë të gjitha bagëtitë i kanë ngordhur”, njofton policia.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Express/