Ishin nisur drejt Tiranës për të festuar ditëlindjen, por shkaktuan aksident me 3 viktima


Gazeta Express
15 Maj 2019 10:37

Në orët e vona të mbrëmjes një aksident i rëndë ndodhi në Kavajë.

Një mjet tip Benz me shpejtësi tej normave të lejuara përplasi një nënë me dy vajzat e saj.

Për pasojë nëna, një nga personat që ishte në makinë dhe shoferi humbën jetën.

Mësohet se nga aksidenti i rëndë humbi jetën në vend Lumturie Demrozi, 48 vjeçe, nëna e dy vajzave e cila ishte kalimtare Gentian Belba, 28 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë dhe drejtuesi i mjetit Vilson Cara.

Por ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 24- vjeçarit Cara.

Ata ishin nisur të festonin drejt Tiranës, por udhëtimi i tij dhe i njërit prej shokëve u pre në mes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, ku drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qira), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti./Express

Te fundit


Kthehu lart