Ishin miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t’i flasë kurrë më Luiz Ejllit - Gazeta Express
string(79) "ishin-miq-te-ngushte-por-efi-tani-thote-se-nuk-do-ti-flase-kurre-me-luiz-ejllit"

Rozë

Gazeta Express

14/05/2024 9:06

Ishin miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t’i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Rozë

Gazeta Express

14/05/2024 9:06

Efi Dhedhes bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Albania 2.

Pas daljes, ajo ka qenë më e rezervuar teksa nuk ka qenë e pranishme shpesh në ekran.

Lexo Edhe:

Ajo ka zbuluar se së shpejti do të rikthehet në rolin e moderatores në ‘Top Channel’ duke prezantuar një shoë që ka të bëjë pikërisht me tatuazhet.

Për të folur për këtë e për shumë detaje rreth jetës së saj, Efi ishte e ftuar sot në një nga rubrikat e ‘E diell’.

Në morinë e pyetjeve u përmend edhe Luiz Ejlli, fitues i edicionit të dytë të Big Brother.

Efi u shpreh e prerë se nuk flet më me Luizin, por pa dhënë ndonjë arsye specifike.

“Luizit nuk do ti flas kurrë. Arsyeja, se nuk dua”, tha mes tjerash ajo.

Edhe pse në BBVA ishin miq të mirë, ata më pas u distancuan nga njëri-tjetri, duke mos folur më. /Telegrafi