Ish-ylli i Juventusit e uron Mourinhon për postin e ri - Gazeta Express

Ish-ylli i Juventusit e uron Mourinhon për postin e ri

Sport

Gazeta Express

20/11/2019 19:20

Claudio Marchisio, ish-mesfushori i Juventus-it dhe Zenit-it, ka komentuar kalimin e Jose Mourinho-s te Tottenham gjatë një evenimenti të zhvilluar në Cuccaro Monferrato.

“I uroj shumë fat Jose Mourinho-s për eksperiencën e tij të re. Ai gol i shënuar kundër Inter-it ka pasur një vlerë shumë të madhe për mua, sepse vija nga një operacion në gju”.

“Shënimi i atij goli pas 50 ditësh dhe kundër atij Inter-i të madh është një nga kujtimet më të bukura të karrierës sime. Nëse më tha diçka? Jo, sepse u përjashtua nga arbitri gjatë ndeshjes dhe u largua më parë”, ka thënë Marchisio.