Ish-ylli i Barçës e godet Dembelen: Ai është vogëlush që s’e di sesi funksionojnë gjërat


Gazeta Express
11 Shtator 2019 21:57

Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele, është një djalosh i vigël i cili nuk e di sesi funksionojnë gjërat, sipas Kevin-Prince Boateng.

Boateng luajti përkrah 22-vjeçarit gjatë huazimit të tij gjashtëmujor në Camp Nou sezonin e kaluar, duke i ndihmuar gjigantit katalonas ta mbrojë titullin në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Që prej transferimit të tij për 150 milionë euro në Barcelonë nga Dortmundi në vitin 2017, Dembele ka dështuar t’i përmbushë pritjet në njërin prej klubeve më të mëdha në botë.

Përfaqësuesi francez është qortuar shumë herë për shkak të mungesës së disiplinës duke munguar në seanca stërvitore.

Boateng beson se mungesa e disiplinës te ajo ka të bëjë me moshën e tij të re.

“Ai është person i qetë, nuk flet shumë. Për mua ai është si fëmijë. Duhet ta pranosh siç është. Lojtarët e tjerë mungojnë në stërvitje nga mosbindja, por jo edhe ai, sepse ai është thjesht një djalosh i vogël. Një djalosh që fiton shumë para. Një djalosh shumë i famshëm”, tha Boateng për Dembele.

“Për mua, ai është ende djalosh i vogël që dikush e ka hedhur në një pishinë të madhe, dhe brenda natës ai kushton 150 milionë euro dhe ende nuk e di sesi funksionojnë gjërat sepse thjesht dëshiron të luajë futboll”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart