Ish-ushtari i UÇK-së refuzon ftesën nga Gjykata Speciale


Gazeta Express
23 Shtator 2019 13:19

Bashkim Gashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, mirëpo ai e ka refuzuar ftesën që i është bërë.

Kështu thuhet në njoftimin e bërë për shtyp nga Kryesia e OVL-UÇK-së, derisa ka thënë se i ka sugjeruar Gashit që ta pranojë ftesën e ardhshme dhe të mos krijojë precedent për të tjerët.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.

Meqenëse z. Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë,  ne si OVL UÇK, i sugjeruam që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët.

Kërkojmë nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë dhe për çdo informim të kontaktohet OVL e UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Te fundit


Kthehu lart