Ish-Shefi i Shtabit të UÇK'së Agim Çeku ftohet nga Specialja - Gazeta Express
string(59) "ish-shefi-i-shtabit-te-uckse-agim-ceku-ftohet-nga-specialja"

Gazeta Express

03/09/2020 11:59

Ish-Shefi i Shtabit të UÇK’së Agim Çeku ftohet nga Specialja

Gazeta Express

03/09/2020 11:59

Ish-kryeministri Agim Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vet ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së për Gazetën Express.

Agim Çeku ka marrë dje ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lexo Edhe:

Çeku, i tha Gazetës Express se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator.

“Po dje kam marrë ftesë nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku.

Gjykata Speciale deri më tani ka dërguar ftesa për më shumë se 200 persona, ish-pjesëtarë të UÇK’së në cilësi të ndryshme, si dëshmitarë dhe të dyshuar.

Gjykata Speciale u miratua me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2015 me mandat pesë vjeçar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të jenë të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe të vazhdojnë mandatin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit.

Ndërkaq Prokurori i Specializuar më 24 qershor të këtij ka publikuar një propozim-aktakuzë për dy krerët e UÇK’së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Thaçi dhe Veseli akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka kohë gjashtë muaj nga data e paraqitjes së aktakuzës që të njëjtën  konfirmojë apo ta hedh poshtë./Express/