Ish-punëtorët vjedhin të dhënat e një firme në Prishtinë dhe i përdorin për përfitime personale - Gazeta Express
string(95) "ish-punetoret-vjedhin-te-dhenat-e-nje-firme-ne-prishtine-dhe-i-perdorin-per-perfitime-personale"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 12:08

Ish-punëtorët vjedhin të dhënat e një firme në Prishtinë dhe i përdorin për përfitime personale

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 12:08

Një grua ka raportuar në Polici se dy persona kanë vjedhur databazën e firmës së saj dhe po e përdorin për përfitime personale, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 prësh.

Lexo Edhe:

Viktima ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë qenë punëtor të firmës së saj, kohë më parë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar i kanë vjedhur komplet data bazën me të dhënat e firmës dhe janë duke e përdorur për përfitime personale. Të dyshuarit ishin punëtor të saj kohë me parë”, njofton Policia.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërkaq dy të tjerë janë liruar.

“Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë pas intervistimit janë liruar”, njofton Policia.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e identitetit dhe pajisjes së qasjes”/GazetaExpress/