Ish-prokurori Agron Matjani gjendet i vdekur në banesën e tij - Gazeta Express
string(61) "ish-prokurori-agron-matjani-gjendet-i-vdekur-ne-banesen-e-tij"

Ish-prokurori Agron Matjani gjendet i vdekur në banesën e tij

Gazeta Express

05/12/2019 11:52

Ish-prokurori Agron Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren. Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Lexo Edhe:

“Ne e kemi një rast të vdekjes së dyshimtë që jemi duke e trajtuar në Prizren. Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes, pastaj kanë dalë hetimet rajonale, forenzika dhe prokurori. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj për Express.

Ndryshe, Matjani ishte duke u gjykuar nën akuzat e Prokurorisë se në disa raste penale, në cilësinë e personit zyrtar – prokuror, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, dhe në këtë mënyrë për kryesit e veprave penale ka siguruar dënime shumëfish më të lehta sesa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer. /Express