Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat e reja nga Specialja - Gazeta Express
string(88) "ish-presidenti-hashim-thaci-deklarohet-i-pafajshem-lidhur-me-akuzat-e-reja-nga-specialja"

Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat e reja nga Specialja

Lajme

Gazeta Express

10/05/2022 10:38

Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, edhe ka thënë se nuk i ka kuptuar të njëjtat pasi nuk ka pasur  mundësi t’i lexoj pasi janë shumë të redaktuara.

Paraprakisht, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou tha se qëllimi i kësaj seance, është t’i lexohen të akuzuarit akuzat e paraqitura në gjuhën që flet, të konfirmoj se e kupton aktakuzën, bindet se  të drejtat e të akuzuarit të respektohen.

Lexo Edhe:

Tutje, gjykatësi tha se Thaçi do të informohet se brenda 30 ditësh mund të vetdeklarohet  për fajësinë apo pafajësinë,por edhe se të njëjtin deklarim mund ta bëj edhe gjatë kësaj seance.

I pyetur nga gjykatësi Guillou se a ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të datës 29 prill 2022, e cila përmban ndryshimet, pra akuzat e reja, Thaçi e konfirmoi këtë.

Më pas, i erdhi radha leximit të akuzave nga sekretarja e gjykatës, por me propozim  të   mbrojtjes dhe aprovim të Thaçit, ata kanë bërë të ditur se nuk kanë nevojë të lexohen akuzat e reja.

E më pas, gjykatësi Guillou tha se kërkon nga sekretarja të mos i lexoj akuzat e reja.

Ndërsa, Thaçi i pyetur se a kupton akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar, i njëjti deklaroi se nuk i  ka kuptuar pasi nuk ka pasur  mundësi t’i lexoj pasi janë shumë të redaktuara.

Avokati Gregory Kehoe tha se akuzat janë shumë  të redaktuara dhe kjo e bën klientin e tij dhe të akuzuarit e tjerë të mos kenë mundësi të kuptojnë se çfarë saktësisht po paraqet Prokurori i Sspecializuar dhe se kjo është vështirësi e vazhdueshme.

“Me këto redaktime është e pamundur të kuptohet nga ai se për çfarë bëhet fjalë dhe ne i kemi kaluar këto me Thaçin, i kemi diskutuar këto çështje dhe kemi thënë se do të vetdeklarohet i pafajshëm në këtë moment”, tha Kehoe.

Ndërsa, Thaçi tha se nuk dëshiron të shtoj diçka, dhe deklarohet i pafajshëm megjithëse lëndën nuk  e ka lexuar e kuptuar, por se deklarohet i pafajshëm.

“Duke pas parasysh këto redaktime, presidentit Thaçi po paraqet një deklarim jo fajtor, i  pafajshëm” tha Kehoe.

Gjyqtari tha se e thotë për publikun se ka vërtetë redaktime në aktakuzë dhe se ato janë miratuar nga gjykata.

Tutje, gjyqtari Guillou, lexoi Thaçit të gjitha të drejtat e tij të garantuara me ligj, për të cilat ai tha se i ka kuptuar të njëjtat.

Më pas, gjykatësi tha se e pyet zyrtarisht lidhur vetdeklarimit, edhe  pse Thaçi e tha më herët.

“Do të kërkoj zyrtarisht të më thoni nëse deklaroheni fajtor apo jo fajtor lidhur me akuzat e reja që përmban aktakuza e ndryshuar”, tha Guillou.

“Zoti gjyqtar theksova edhe njëherë amendamentet e juaja shtesë janë të redaktuara, jam munduar t’i lexoj, nuk kam arritur, prandaj nuk kam mundur edhe t’í kuptoj dhe deklarohem i pafajshëm”, tha Thaçi.

Në fund, avokati Kehoe, deklaroi se ende apeli që kanë bërë për mangësitë në formën e aktakuzës është në Dhomën e Gjykatës së Apelit dhe nuk kanë marrë akoma përgjigje.

“ Po kështu është edhe çështja tjetër është për afatin e mocioneve sipas rregullës 94”, tha Kehoe.

Gjykatësi tha se afatet do të fillojnë nga dita e sotme./Betimipërdrejtësi/