Ish-presidentët e SHBA-së dalin vullnetarë për ta marrë vaksinën anti-COVID - Gazeta Express
string(74) "ish-presidentet-e-shbase-dalin-vullnetare-per-ta-marre-vaksinen-anti-covid"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 8:08

Ish-presidentët e SHBA-së dalin vullnetarë për ta marrë vaksinën anti-COVID

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 8:08

Tashmë gara për vaksinën e re kundër koronavirusit ka hyrë në një fazë të re, te siguria dhe efektshmëria e saj.

Derisa Britania e Madhe ka filluar përdorimin për qëllime urgjente të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, BE-ja dhe Gjermania janë treguar më të “matura” dhe kanë kërkuar më shumë kohë për hedhjen e saj në tregun evropian.

Lexo Edhe:

Një sfidë tjetër është ajo e rikthimit të besueshmërisë së publikut se një vaksine do të jetë ajo që do t’i japë fund situatës së krijuar nga koronavirusi gjatë vitit të fundit.

Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin përpara kamerave vaksinën anti-Covid menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.

Të tre ish presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën. /A2CNN