Ish-portieri i Milanit: Napoli dhe Milani mund të fitojnë titullin në Seria A - Gazeta Express
string(76) "ish-portieri-i-milanit-napoli-dhe-milani-mund-te-fitojne-titullin-ne-seria-a"

Gazeta Express

19/11/2020 12:03

Ish-portieri i Milanit: Napoli dhe Milani mund të fitojnë titullin në Seria A

Gazeta Express

19/11/2020 12:03

Ish-portieri i skuadrës kuqezi, Christian Abiatti, beson se Milani dhe Napoli mund të luftojnë për Scudetto.

Abbiati ka folur para takimit të së dielës mbrëma në mes këtyre dy skuadrave, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

43-vjeçari ka fituar tri tituj të Seria A, një Kupë të Italisë dhe Ligën e Kampionëve, sa ishte pjesë e klubit kuqezi, dhe beson se Milani dhe Napoli janë konkurrentë për titull këtë sezon.

Kryesuesit e tabelës janë tri pikë para Napolit pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, ata do të udhëtojnë drejt San Paolos për takimin e së dielës mbrëma.

“Unë mund të them qe të dy klubet mund të luftojnë deri në fund për vendin e parë”, u deklarua Abbiati.

“Do të jetë një kampionat i mirë, me katër apo pesë pretendentë, së bashku me këto dyja”.

“Por, edhe në rast se Milani fiton të dielën, është ende herët të mendojnë për Scudetto”, përfundoi ai./Gazeta Express/