Ish-mjeku i OBSH-së: Koronavirusi do të zgjasë edhe 4 vjet - Gazeta Express
string(57) "ish-mjeku-i-obsh-se-koronavirusi-do-te-zgjase-edhe-4-vjet"

Ish-mjeku i OBSH-së: Koronavirusi do të zgjasë edhe 4 vjet

Gazeta Express

05/08/2020 12:10

Një ish mjek i OBSH që ndihmoi botën në përgjigjen kundër lisë thotë se lufta globale kundër COVID-19 do të vazhdojë për të paktën edhe 4 vjet, teksa virusi lëviz nga një vatër në tjetrën.

Dr Larry Brilliant, një epidemolog nga Kalifornia, tha për USA TODAY se vitet e ardhshme nuk do të ishin vetëm të zymta, sepse do të zhvilloheshin vaksina efektive.

Lexo Edhe:

“Ne do të jemi ende duke ndjekur virusin edhe 4 vjet më vonë. Por nuk do të jetë si sot,” tha Brilliant.

“Do të jetë shumë e ngjashme me programin e lisë.”