Ish- ministri Shehu: Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testeve të saj - Gazeta Express
string(82) "ish-ministri-shehu-ministria-e-shendetesise-ve-ne-dyshim-cilesine-e-testeve-te-saj"

Ish- ministri Shehu: Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testeve të saj

Gazeta Express

12/07/2020 15:28

Ish- ministri demokrat i Shëndetësisë, Tritan Shehu reagon sërish për situatën e pandemisë covid19 në Shqipëri.

Shehu shkruan se jemi në një mungesë transparence në lidhje me strategjinë e qeverisë për përballimin e shtimit të rasteve me covid19.

Lexo Edhe:

Sipas tij qeveria është e paralizuar teksa virusi ka dalë jashtë kontrolli.

Reagimi i plotë:

“Covid” ne perkeqesim, Rama “i zhdukur” Komiteti ne konfuzion, Ministria e Shendetesise ve ne dyshim cilesine e testimeve te saj!

Asistenca nderkombetare e domosdoshme ne keto kushte, kur:

—Shifrat e pakta zyrtare per perhapjen e pasojat e Covid jane tej alarmit, jemi nen nje mungese transparence,  pa strategji, me nje Komitet qe pas dy muajsh belbezoi perdorimin e maskave, qe deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen ne “fazen e transmetimit komunitar” (te jashte kontrollit)… jemi dhe me nje Qeveri te paralizuar!

—Ndersa Kryeministri ka “harruar” fjalen Covid kur pak muaj me pare ishte i “kudo e kurdo ndodhur” ne betejen e tij te deshtuar me tanke e avione, ne vend te nje strategjie inteligjente kunder nje virusi, vecse duke terrorizuar qytetaret.

—Por “cudite” peshtjelluese nuk mbarojne, ndersa vazhdojne te mbahen te bllokuara te gjitha laboratoret e vendit Ministria e Shendetesise ve ne dyshim besushmerine e testimeve te saj, te vetmet te lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhene nje te tille vetem 70% e duke shpallur ne keto kushte si strategji te mbrotjes se spitaleve mos testimin e gjere!!!!

Mos valle ne vazhdojme te perdorim akoma kitet kineze ne PCR, kur kitet e reja perendimore kane sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po ne imunologji, cilat jane kitet e vetme qe perdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni perkates?!

Ne keto e te tjera kushte te rrezikeshme tashme ne ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i nje strategjie inteligjente e implementimi i saj, gje e cila imponon nje asistence profesionale e logjistike nderkombetare te qendrueshme ne terren, mundesisht italiane, qe nuk do te mungoje nqs kerkohet.