Ish-ministri Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit janë të pasakta - Gazeta Express
string(88) "ish-ministri-selimi-pretendimet-e-europa-nostra-per-manastirin-e-decanit-jane-te-pasakta"

Ish-ministri Selimi: Pretendimet e “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit janë të pasakta

Lajme

Gazeta Express

10/04/2021 16:45

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj përzgjedhjes së  Manastirit si një ndër shtatë monumentet me rrezikun më të lartë nga “Europa Nostra”, shkruan Gazeta Express.

Selimi ka thënë se këto pretendime të “Europa Nostra” janë të pasakta.

Lexo Edhe:

Sipas tij, vlerat kulturore e fetare asënjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, por janë mbrojtur me çdo çmim e në çdo kohë.

“Duket se shumë kujt nuk i konvenon harmonia dhe kujdesi historik i qytetarëve të Deçanit për manastirin e tyre. Janë të pasakta pretendimet e Europa Nostra se ky manastir është në rrezik të lartë, siç i quan ajo nga “ekstremistët lokalë”.

Vlerat kulturore e fetare asnjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, përkundrazi janë mbrojtur me çdo çmim dhe në çdo kohë”, ka shkruar Selimi në Facebook./Express/