Ish-luftëtarja e ISIS’it raportohet se po jeton një jetë të qetë në Gjermani


Gazeta Express
16 Prill 2019 22:00

Qytetarja gjermane, Omaima A iku për në Siri, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, dhe më pas u martua me terroristin Denis Cuspert. Tani gruaja e njëjtë shihet që po jeton një jetë të qetë, Kështu raportojnë mediat Libaneze, ta cila e zbuluan rastin.

Kur Jenan Moussa, një raportuese lufte i një televizioni Arab, e gjeti një telefon, ajo e dinte se kishte një thesar në dorë.

Telefoni, tha ajo i përkiste Omaima A. një qytetare gjermane me prejardhje nga Tunizia, Përmbajtja e fotografive, mijëra mesazhe dhe biseda, madje edhe detaje të fluturimeve, u gjetën në telefon.

“Momentin që e hapa telefonin e dija që kam të dhëna të klasifikuara, të një gruaje të ISIS-it” tha Moussa për Deutche Welle.

Ajo e kaloi një muaj të tërë duke mbledhur dhe publikuar material dhe fotografi të luftës.

Omaima A. kishte lindur në vitin 1984, në qytetin veriorë të Hamburgut, dhe duket nga fotografitë që është e martuar me një person në gjermani, i cili gjithashtu është një ekstremist islamik.

Madje ka fotografi kur ajo po qëndronte me një kallashnikov në dorë. Madje Moussa tha se ajo ka gjetur atë që e cilëson, propaganda e ISIS-it për mashtrimet që i bënte.

Por sipas Deutche Welle, policia gjermane e ka rastin nën hetim, dhe nuk mund të jap informata më të zgjeruara, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart