Ish-Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Çiçakovski kandidat për gjyqtarë


Gazeta Express
10 Qershor 2019 12:31

Ish-Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, i cili njihet pas skandalit që e kishte nënshkruar për të gjithë anëtarët e KSHZ-së për të paguar mijëra euro si formë bonuseve, edhe përskaj të pagave të majme, ka konkurruar për gjyqtarë administrativ.

Emri i tij sot u lexua në seancën e Këshillit Gjyqësor, si njëri ndër kandidatët të cilët kanë kaluar aftësitë kompjuterike dhe mundet të vazhdojë më tutje me përzgjedhjen, shkruan Alsat..

Anëtarët e KSHZ-së, së bashku me kryetarin Çiçakovski, kanë deponuar dorëheqjen pasi që më 4 dhjetor të 2017, ish- ambasadori amerikan Xhes Bejli e kishte zbuluar skandalin me anëtarët e KSHZ-së.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart