Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së: I kemi marrë 400 euro në ditë, mbi 3 mijë euro për një mbledhje - Gazeta Express
string(95) "ish-kryesuesi-i-bordit-te-akp-se-i-kemi-marre-400-euro-ne-dite-mbi-3-mije-euro-per-nje-mbledhje"

Gazeta Express

19/10/2020 14:47

Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së: I kemi marrë 400 euro në ditë, mbi 3 mijë euro për një mbledhje

Gazeta Express

19/10/2020 14:47

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP), Petrit Gashi, ka raportuar sot para deputetëve anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Gashi ka treguar se në disa mbledhje të kësaj agjencie ka qenë kundër shitjes së disa objekteve, ndërsa kur është pyetur edhe për kompensimet shtesë, Gashi ka treguar se i ka marrë mbi 3 mijë euro për një mbledhje të bordit, që është llogaritur si gjashtë ditë pune, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne jemi paguar për një gjashtë ditor të punës tonë, mbi 400 euro në ditë. Për një mbledhje Bordi mbi 3000 euro i kam marrë”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka thënë se gjatë kohës kur ai ishte në krye të Bordit të AKP-së nuk ka pasur shitje me procedurë të negociuar.

“Shitje me procedurë të negociuar s’ka pasur gjatë punës sime. Shitjet kanë ndodhur pas periudhës sime. Bizneset kanë bërë kërkesë që ne me ju ofru toke pronë. Kur nuk iu kemi dhënë ndihmë ne, ata kanë blerë tokë private”, ka thënë Gashi./GazetaExpress/