Ish kryeprokurorja speciale Janeva, nga burgu i Shutkës përfundon në spital


load
Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:28

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva për shkak të gjendjes së vazhdueshme të rënduar shëndetësore dhe kërkesave të vazhdueshme për trajtim mjekësor, sot ka përfunduar në klinikën private “Zhan Mitrev”.

Irena Frçkovska, avokatja e saj theksoi për Fokus-in se klientes së saj i është miratuar kërkesa për kontroll për shkak se gjendja e saj është tejet e rënduar.

“Ka tension të lartë dhe ankth të përgjithshme, gjendja e saj është shumë e rëndë. Do të shohim më pas doktorët çfarë do të thonë”, tha avokatja Frçkovska, e cila kishte kërkuar më parë masë arresti-shtëpiak për Janevën.

Te fundit


Kthehu lart