Ish- kreu i KQZ-së: Vështirë të arrihet dakordësi për ndryshimin e sistemit zgjedhor - Gazeta Express
string(82) "ish-kreu-i-kqz-se-veshtire-te-arrihet-dakordesi-per-ndryshimin-e-sistemit-zgjedhor"

Ish- kreu i KQZ-së: Vështirë të arrihet dakordësi për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Gazeta Express

28/05/2020 15:47

Ilirjan Celibashi, ish-kreu i KQZ-së, deklaroi sot se palët janë në rrugë të mirë për të përfunduar Reformën Zgjedhore brenda afatit të caktuar, por e shikon të vështirë që të ndryshohet sistemi zgjedhor.

“Deri tani, palët kanë dakordësi, edhe pse për çështje jothelbësore. Nëse do të vijohet kështu, jemi në rrugë të mirë për një standard më të lartë për zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa sistemi zgjedhor mbetet në çdo rast një çështje tërësisht politike”, tha Celibashi në a2.

Lexo Edhe:

“E shikoj të vështirë që në kaq pak kohë sa ka ngelur, palët të gjejnë dakordësi për ndryshimin e sistemit. Nëse ka vullnet nga të gjitha palët, çdo gjë është e thjeshtë, por mendoj se kur ka interesa të kundërta, është e vështirë të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët”, shtoi ish-kreu i KQZ-së.

Sipas Celibashit, “palët shpeshherë angazhohen për disa çështje, konsensusi për të cilat mund të gjendet shumë thjeshtë, me pak vullnet”.

“Është histori e përsëritur kjo, kur shumë afër zgjedhjeve të radhës, ne akoma diskutojmë për detaje teknike të administrimit të procesit zgjedhor. Ky është tregues i një mungese të theksuar të kujdesit për këtë proces dhe i vendosjes në plan të parë të interesave politike në raport me aspektet e administrimit zgjedhor”, u shpreh Celibashi.