Ish-konsujt paralajmërojnë padi ndaj Glauk Konjufcës: Shkarkimet joligjore dhe të pabazuara - Gazeta Express
string(90) "ish-konsujt-paralajmerojne-padi-ndaj-glauk-konjufces-shkarkimet-joligjore-dhe-te-pabazuara"

Ish-konsujt paralajmërojnë padi ndaj Glauk Konjufcës: Shkarkimet joligjore dhe të pabazuara

Gazeta Express

27/02/2020 17:46

Kadri Gërvalla është njëri nga konsujt e shkarkuar nga kryediplomati, Glauk Konjufca. Ai po paralajmëron se kjo u bë në mënyrë joligjore duke paralajmëruar padi ndaj tij. Por njëjtë si Gërvalla, pritet të bëjnë edhe 6 ish-konsuj të tjerë.

Gërvalla ka theksuar se shkarkimi i tij nuk është i bazuar në ligj, i pa drejt dhe i pa menduar mirë.

Lexo Edhe:

“Dhe nëse ka qenë e paligjshme, çfarë faji kam unë këtu, atëherë është dashur që Ministri të merret me ish- ministrin z. Pacolli, i cili ma ka lëshuar vendimin jo me mua. Kur kam marrë vendimin me të njëjtin ligj paska qenë në rregull, e tash sipas Konjufces qenka jo i rregullt. Unë, jam jurist me profesion, por ju lutem kjo zyra ligjore në MPJ-duhet ta këshilloj më mirë Ministrin”, thotë ai për Gazeta Blic.

Gërvalla thotë se Konjufca është fiksuar pas biografisë së tij dhe se të gjithë këtë sqarim po e bën për opinionin publik.

“Për opinionin do të prononcohem, jo për ata që më njohin se e dinë të gjithë kush është Kadri Gervalla, sa kam kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por për ata aktivistë të Vetvëndosjes dhe vetë ministrin, i cili nuk e ka lexuar biografinë time, apo i është frikësuar biografisë time. Jam i vetmi diplomat i Kosovës në botë qe kam dashur që në mandatin tim 4 vjeçar t’i kursej qeverisë së shtetit të Kosovës 100.000 mijë euro”, thotë konsulli i shkarkuar ditë më parë.

Gërvalla ka paralajmëruar se do të bëjë padi në Gjykatë nëse MPJ nuk do ta marrë në konsideratë ankesën e tij.

“Nëse MPJ nuk merren me ankesën time, unë do të bëjë padi në gjykatë Pra, thjesht më larguan pse isha njeri i Fatmir Limajt, por mburrem që kam qenë diplomati më i vlersuar ku kam prezantuar në mënyrë profesionale dhe dinjetoze shtetin tim”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Lidhur me këtë janë një sërë ankesash nga diplomatët e Kosovës për shkarkimet jo-ligjore, ndaj misioneve diplomatike.Në të ardhmen, do te ketë edhe 6 ankesa dhe padi të ngjashme.