Ish-këshilltari i Haradinajt ia bën pyetjen e radhës Qeverisë Kurti: A e preu biletën kryeministri për "Lojërat pa kufi"? - Gazeta Express
string(117) "ish-keshilltari-i-haradinajt-ia-ben-pyetjen-e-radhes-qeverise-kurti-a-e-preu-bileten-kryeministri-per-lojerat-pa-kufi"

Ish-këshilltari i Haradinajt ia bën pyetjen e radhës Qeverisë Kurti: A e preu biletën kryeministri për “Lojërat pa kufi”?

Gazeta Express

27/02/2020 21:57

Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka vazhduar serinë e shkrimeve të tij, të cilat i publikon në formë pyetjesh për pushtetin dhe kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.

Në pyetjen e tij të shtatë për pushtetin, të publikuar në rrjetin social Facebook, Matoshi e ka prekur çështjen e tarifës ndaj Serbisë.

Lexo Edhe:

“A e preu biletën Kryeministri për ‘Lojërat pa kufi’?”, ka pyetur ai.

“Kjo heqje e pjesshme e tarifës, ndonëse në dukje manovrim i zgjuar politik, nuk ka asnjë perfitim për Kosovën, pos që Vučić-it i blenë kohë deri në zgjedhje, kurse Dačić-it i falë kohë për ta mbërri edhe ndonjë “çnjohje” si tallje me shtetin kosovar”, ka shkruar Matoshi.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Pyetja Nr.7 për pushtetin

A e preu biletën Kryeministri për “Lojërat pa kufi”?

Serbia qe 12-vjet i reziston një kauze, mosnjohjës së Kosovës, madje e shfaq hapur armiqësinë e saj ndaj shtetit të ri ndërsa Kryeministri Albin Kurti nuk i rezistoi as tre javë ditë kauzës, për të cilën dikur rrezikonte burgun, duke rrotullu kamionë me prodhime serbe!
Opozita ka përgjegjësi vetëm nëse thërret në dhunë ose përdor mjete të dhunës për qëllime politike, por nuk bartë përgjegjësi për deklaratat politike, të korpusit popullist, prandaj metamorfoza e Albin Kurtit ishte e arsyeshme, sepse evoluimi është një e drejtë e njeriut në suaza të lirisë së mendimit.
Mirëpo, ndërrimi i fjalëve, nga ardhja në pushtet cilësohet mashtrim qeveritar!
Heqja e tarifës në lëndët e para “Made in Serbia”, nuk do të pranohet as nga Ambasadori Grenell, madje “heqja e taksës me kushte” nuk po pranohet as nfa partneri i koalicionit qeverisës, LDK.
Në anën tjetër Vučić-i do ta shesë si fitore për nevoja të brendshme, pirse do të refuzohet nga BE, si këmbim për liberalizimin e vizave.
Kjo heqje e pjesshme e tarifës, ndonëse në dukje manovrim i zgjuar politik, nuk ka asnjë perfitim për Kosovën, pos që Vučić-it i blenë kohë deri në zgjedhje, kurse Dačić-it i falë kohë për ta mbërri edhe ndonjë “çnjohje” si tallje me shtetin kosovar.

A është deklarata e të enjtes mbrëma e Kryeministrit Albin Kurti blerje e biletës për në “Lojërat pa kufij” të Serbisë që i organizon për ta mbajtë Rusinë brenda e Perëndimin jasht, kurse Kosovën mundësisht ta kthejë më 16 shkurt, 2008?
Nëse që nesër Serbia do të vazhdojë armiqësinë ndaj Kosovës, çfarë do të bëjë Kryeministri Kurti deri më 15 mars?
Pos që do të shikojë “lojën” nga tribinat, si spektator!?
Po LDK?