Ish-këshilltari i Haradinajt e krahason Kurtin me diktatorin fashist Mussolini - Gazeta Express
string(78) "ish-keshilltari-i-haradinajt-e-krahason-kurtin-me-diktatorin-fashist-mussolini"

Gazeta Express

28/05/2020 18:26

Ish-këshilltari i Haradinajt e krahason Kurtin me diktatorin fashist Mussolini

Gazeta Express

28/05/2020 18:26

Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas provës së radhës për protestë, që e zhvilloi sot Lëvizja Vetëvendosje.

Matoshi e ka krahasuar kryeministrin në detyrë të vendit, njëherësh shefin e VV’së, Albin Kurti, me një diktator.

Lexo Edhe:

Në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka publikuar dy fotografi.

E para paraqet ish-diktatorin e Italisë, Benito Mussolini, në Romë, më 2 tetor 1935.

Ndërkaq, në fotografinë e dytë, të bërë sot, në një pozë të ngjashme me fashistin Mussolini, shfaqet shefi në detyrë i ekzekutivit kosovar, Kurti.

Romë, Itali 2 tetor, 1935Prishtinë, Kosovë 28 maj, 2020

Publiée par Halil Matoshi sur Jeudi 28 mai 2020