Ish-kampioni anglez insiston për Shaqirin - Gazeta Express
string(41) "ish-kampioni-anglez-insiston-per-shaqirin"

Ish-kampioni anglez insiston për Shaqirin

Gazeta Express

29/05/2020 15:55

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen. Interesim për futbollistin kosovar në Angli kanë shfaqur Newcastle e Leicester City

Eksperienca e Xherdan Shaqirit në Liverpool mund të marrë fund gjatë verës që vjen, pas dy vjetësh qëndrimi në “Anfield Road”.

Lexo Edhe:

Futbollisti kosovar nuk ka arritur ta bindë trajnerin Jurgen Klopp me aftësitë e tij dhe për shkak të konkurrencës së madhe, ai pritet të largohet nga kampioni aktual evropian dhe botëror.

Interesimi i klubeve për 28 vjeçarin nuk mungon.

Atë e duan mbi të gjitha në Angli, shkruan Gazeta Express.

Pas Newcastle Unitedit, interesim për ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt së fundmi ka shprehur edhe ish-kampioni i Anglisë, Leicester City.

Lojtarin nga Zhegra e Gjilanit e pëlqen qe një kohë edhe Galatasaray në Turqi.

Mbetet të shihet pas pak javësh se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i futbollistit ofanziv.

Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 38 ndeshje me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet, prej tyre vetëm 17 nga fillimi, që kur u transferua tek “Reds” në vitin 2018. /Gazeta Express/