Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit bëhet nënë, babai i foshnjes është futbollist i Juventusit - Gazeta Express
string(89) "ish-e-fejuara-e-haxhi-krasniqit-behet-nene-babai-i-foshnjes-eshte-futbollist-i-juventusit"

Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit bëhet nënë, babai i foshnjes është futbollist i Juventusit

Sport

Gazeta Express

20/05/2022 22:12

Futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, ka njoftuar se është bërë baba i një djali.

Përmes një postimi në “Instagram”, mbrojtësi i Juventusit bëri të ditur edhe se kush është partnerja e tij, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Demiral publikoi fotografi me ish të fejuarën e boksierit kosovar, Haxhi Krasniqit, Heidi Lushtakun.

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

Kujtojmë se Demiral është i huazuar këtë sezon te Atalanta, teksa kartoni i tij është ende në pronësi të Juventusit.

Megjithatë, Atalanta ka të drejtë të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij pas përfundimit të sezonit. /Gazeta Express/