Ish-drejtori i Milanit e pranon: Tentuam ta kthejmë Ancelottin


load
Gazeta Express
10 Tetor 2019 15:52

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, zbuloi se ai dëshironte ta kthente Carlo Ancelottin në Milan dhe se kishte tentuar ta transferonte anësorin e Napolit, Jose Callejon.

Carlo Ancelotti ishte përfolur për një kthim të mundshëm në Milan në muajt pas dështimit të pronarit Li YongHong në vitin 2017, përderisa Callejon ishte përfolur për një shkëmbim të mundshëm me Suson në atë vit, transmeton Gazeta Express.

“Ne menduam për të dhe kishte pak spekulime”, tha Mirabelli për Radio Kiss Kiss.

“Ne gjithashtu dëshironim që ta merrnim Callejon në atë kohë, por nuk ishte qëllimi ynë ta shesim Suson sepse sapo ia kishim rinovuar kontratën. Suso gjithmonë i ka pasur tifozët e vet”.

50-vjeçari pastaj u pyet nëse do të ketë neogicata për transferimin e Gianluigi Donnarummas te Napoli, duke e marrë parasysh se është klubi i vendlindjes së tij.

“Unë kurrë nuk kam marrë asnjë telefonatë nga ndonjë klub italian për Donnarumman”, shtoi Mirabelli. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart