Ish-diplomati serb: Vuçiqi shpresoi që SHBA-ja t'i kundërvihej Kurtit, Rusia s'na mbron në rast lufte - Gazeta Express
string(97) "ish-diplomati-serb-vuciqi-shpresoi-qe-shba-ja-ti-kundervihej-kurtit-rusia-sna-mbron-ne-rast-lufte"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2021 18:31

Ish-diplomati serb: Vuçiqi shpresoi që SHBA-ja t’i kundërvihej Kurtit, Rusia s’na mbron në rast lufte

Lajme

Gazeta Express

27/09/2021 18:31

Ish-ambasadori serb i ish-Jugosllavisë në Britaninë e madhe, Vladeta Jankoviq, tha se “Kosova thënë thjesht, mund ta bëjë këtë”, kur u pyet nga agjencia serbe e lajmeve, Beta, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve, transmeton Gazeta Express.

Ai deklaroi sot se një konfrontim i armatosur mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë derisa NATO është në Kosovë.

Lexo Edhe:

Ai beson se ka mundësi që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të ketë shpresuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me veprimet e tij do të çonte në tërheqjen e mbështetjes së SHBA-së ndaj Kosovës. Ai thotë se kjo ishte llogaritje e gabuar.

“Ka shumë të ngjarë që Vuçiqi ka shpresuar se fanatizmi kokëfortë i Kurtit do të çonte në tërheqjen e mbështetjes amerikane, por kjo është një llogaritje krejtësisht e gabuar, ashtu si nënshkrimi i komedisë nga Marrëveshja e Washingtonit dhe një numër bëmash të tjera diplomatike të Vuçiqit. Ky shembull tregon qartë çmimin e diktaturës që sundon në Serbi, pasi të gjitha ato gabime do të ishin të paimagjinueshme nëse vendimet do të merreshin nga një parlament dhe qeveri e zgjedhur lirisht, dhe jo nga një njeri i paqëndrueshëm”, tha Jankoviq.

I pyetur për të komentuar reagimet e Beogradit, gjegjësisht të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Jankoviq tha se nuk e ka të qartë se çfarë donte të thoshte ai me dërgimin e ambasadorit të Rusisë në kufirin me Kosovën, transmeton Express. .

“Nëse kjo do të thotë se Rusia do të na mbrojë nëse do të ketë luftë, edhe njerëzit më të verbër nga Vuçiqi ndoshta do ta kenë të vështirë të gëlltisin diçka të tillë. Ndër reagimet fatkeqe, unë përfshij fluturimin e helikopterëve luftarakë dhe aviacionit, që është një shfaqje thjesht parazgjedhore e tregimit të muskujve dhe një degradim i ri i ushtrisë”, theksoi ish-diplomati serb.