Ish deputetja e konfirmoi të vdekur protestuesin tek ‘Astiri’! Përgënjeshtrohet lajmi


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 11:06

Ish-deputetja Orila Pampuri deklaroi se një nga banorët e Astirit ka vdekur dhe gjendet në morg gjatë përplasjes me policinë. Ajo tha edhe emrin e banorit, Rrahman Imallarit, për të cilin siguroi më tej se është dërguar në morg.

Biseda në video

PampuriZotëria, është zyrtare, zotëria ka humbur jetën. Për këtë Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Një nga banorët e Unazës, një nga protestuesit sot ka humbur jetën për shkak të dhunës që është ushtruar nga policia e Sandër Lleshit dhe Edi Ramës.

GazetariËshtë e konfirmuar kjo?

PampuriTani sapo ma konfirmojnë banorët që kishin komunikuar me familjarët. është një turp për të cilin do të mbani përgjegjësi. është një krim i cili lidhet drejtpërdrejtë me Edi Ramën.  

GazetariEmrin e personit?

Por kjo gjë rezultoi e pavërtetë, pasi u publikua foto e Imallarit që ndodhej në shëndoshë e mirë në spitalin e Traumës pasi kishte marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Qartë në foto dukej se banori i Unazës së Re nuk ka vdekur dhe se Pampuri alarmoi gjithë qytetarët me këtë fakeneës!

Edhe vetë ish-deputetja e kuptoi panikun që kishte krijuar dhe e ka fshirë transmetimin e këtij momenti nga profili i saj në Facebook.

Te fundit


Kthehu lart