Ish-bashkëshortja e Kastro Zizos prej 5 vitesh në gjendje jo të mirë shëndetësore, trondit me historinë e saj


Gazeta Express
22 Mars 2019 9:57

Prej 5 vitesh ish-bashkëshortja e Kastro Zizos është duke kaluar një kalvar të tërë vuajtjesh prej të cilave nuk po gjen dot shpëtim.

Erleta Hoti ka qenë dikur bashkëshorte e Kastros, martesë prej së cilës lindi dhe një vajzë, Nia.
“Panorama” sot shkruan se Erleta aktualisht po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore kjo pasi mjekët e kanë diagnostikuar dhe kuruar gabimisht për një sëmundje të cilën nuk e kishte. Por medikamentet që ajo ka marrë i kanë dëmtuar organet e brendshme sidomos zemrën.

“Pesë vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me veten”, kështu e nis rrëfimin e saj Erleta, e cila rri e shtrirë dhe nuk ka mundësi as të kujdeset për vajzën e saj.

“Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha ‘veshkë të dëmtuar’. Nga terapitë e gabuara, gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndërrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra.

Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova shumë. Por, pas katër ditëve pësova infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prapë mbeta shtrirë dhe me pasoja nga më të ndryshmet. Kam shkuar te katër kardiologë të ndryshëm dhe kam marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemrën. Po e shoh që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as e kam idenë se çfarë duhet të bëj.

Ndoshta në rrjetet sociale njerëzve po u dukem e buzëqeshur, ‘shëndosh e mirë’ dhe e aftë që të merrem me ndonjë gjë. Por, realiteti është i kundërt. Këtë gjë po jua tregoj për herë të parë publikisht me shpresën që disa portale propaganduese të merren me çështje më të rëndësishme e jo me një njeri që nuk është mirë me shëndet!”,- është shprehur ajo.

Aktualisht thuhet se ajo qëndron e shtrirë në shtrat dhe nuk ka mundësi as të kujdeset për vajzën e saj. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart