Ish- avokatja e Shtetit: Lufta personale e Ramës me Bechettin i kushton shqiptarëve 109 mln Euro - Gazeta Express
string(94) "ish-avokatja-e-shtetit-lufta-personale-e-rames-me-bechettin-i-kushton-shqiptareve-109-mln-euro"

Ish- avokatja e Shtetit: Lufta personale e Ramës me Bechettin i kushton shqiptarëve 109 mln Euro

Gazeta Express

12/07/2020 14:57

Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandija shkruan sot se Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe vendin dhe për këtë duhet të paguajë gjobën 109 milionë euro ndaj biznesmenit italian, Francesco Bechetti.

Sipas saj dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë.

Lexo Edhe:

Reagimi i plotë:

Kryeministri në ikje po dëmton çdo ditë interesin publik. Lufta e tij personale me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti do t’u kushtojë të gjithëve shqiptarëve plot 109 milionë euro!

Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe interesat e vendit dhe për dëmin që ai u shkaktoi shqiptarët e varfëruar duhet të paguajnë gjobën 109 milionë euro, në vend që këto para t’i mbanin për vete.

Ky është krim. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë dhe po zbraz xhepat e shqiptarëve.

Shikoni sa familje dhe biznese mund të ishin ndihmuar me kaq shumë para! Sa shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar? Sa njerëz mund të ishin ndihmuar? ?