Ish-anëtari i LDK-së thotë se në mungesë të tij dhuna është shfaqur në parti


Gazeta Express
17 Qershor 2019 10:16

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, ka ironizuar me ish-partinë e tij rreth ngjarjeve të fundit në kuvendet e kësaj partie, ku nuk kanë munguar rrahjet dhe gjuajtjet me karrige.

Ai përmes Facebook-ut ka thënë se në mungesë të tij po mungojnë uniteti dhe përqafimet, duke postuar një fotografi ku ai shihet duke u përqafuar me figurat më të rëndësishme në LDK.

Ibrahimi ka shkruar se duhet të ruajmë vlerat njerëzore dhe politike.

“LDK – ne mungesen time mungojne unitet – afri dhe përqafime. Pertej hajgareve, dhuna, grushtet dhe karriget nuk kane vend ne politiken Kosovare, aq me pak ne LDK. Te i ruajm vlerat tona njerezore dhe politike”. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart