Isco u reagon kritikëve: Jam thjesht një spanjoll i tmerruar dhe i zhgënjyer - Gazeta Express
string(75) "isco-u-reagon-kritikeve-jam-thjesht-nje-spanjoll-i-tmerruar-dhe-i-zhgenjyer"

Isco u reagon kritikëve: Jam thjesht një spanjoll i tmerruar dhe i zhgënjyer

Gazeta Express

29/05/2020 13:28

Mesfushori i Real Madridit, Isco, i është përgjigjur personave që e kritikuar pasi spanjolli e pëlqeu një postim në rrjete sociale të repistit Rayden, i cili e postoi një fotografi të tij me një bluzë me shkrimin “Të gjithë ‘Cayetanos’ janë bastardë”.

Edhe pse fjala “Cayetanos” i referohet protestuesve kundër qeverisë në zonën Salamanca të Madridit, spanjolli mohoi të jetë përkrahës i ndonjë partie politike, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë jam këtu vetëm për ta sqaruar se unë nuk jam as i gjelbër, as i kuq, as i portokalltë e as i kaltër”, ka thënë Isco në llogaritë e tij zyrtare në rrjete sociale.

“Unë jam thjesht një tjetër spanjoll, i zhgënjyer, i lodhur dhe i shqetësuar nga një situatë e pazakontë si kjo dhe i tmerruar nga numri i viktimave që ka shkaktuar kjo pandemi”.

“Mendimi im, nëse i intereson ndokujt, është se ky është momenti i duhur që politikanët, pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë, duhet të bashkohen”.

“Këto sjellje nuk më përfaqësojnë mua, është koha të jemi të përgjegjshëm”. /Gazeta Express/