Kanë arritur në Kuvend të Kosovës, zyrtarë të Lidhjes Demokratike, me ç’rast pas pak pritet të mbahet takimi me kreun e LV-së, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, është parë duke hyrë në Kuvend së bashku me nënkryetarët e partisë, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.
Në Kuvend është parë duke hyrë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, raporton televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.
Takimi fillimisht ishte paraparë të nisë në orën 14:00, mirëpo, me kërkesë të LDK-së, është shtyrë për një orë. /GazetaExpress/